Filarmonia e Kosovës në fondin e vet për orkestrën e saj, tash ka edhe 117 instrumente muzikore. Në një ceremoni organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në Teatrin Kombëtar të Kosovës, u bë sot pranimi i këtyre instrumenteve të cilat janë dhuruar nga Qeveria e Japonisë, përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Zyra e Ballkanit.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të instrumenteve, Filarmonia performoi me disa pjesë muzikore të kompozitorëve, Edvard Grieg, Baki Jashari e Valton Beqiri.