Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, ka gjasa të largohet gjatë janarit nga Manchester United. Gjithsesi, ai do të largohet vetëm si i huazuar nga Djajtë e Kuq, pasi këta të fundit nuk duan ta humbin kartonin e lojtarit.
Kështu të paktën njofton Daily Star, sipas së cilës, Ajaxi ka gjasa ta huazojë për 18 muaj talentin kosovar. Javën e kaluar, drejtori sportiv i holandezëve, Edwin va nder Sar diskutoi rreth gjasave për blerjen e Adnanit, duke hedhur poshtë mundësinë që skuadra e tij t’ia paguajë atij rrogën e lartë që ka.
Gjithsesi, nëse Unitedi e jep në huazim, atëherë krerët e Ajaxit do të mund ta diskutonin edhe çështjen e pagës.