Ambasadorja Amerikanë në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson ka bërë thirrje që procesi zgjedhor i 8 qershorit të jetë sa më fer dhe transparent. Ajo ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje, sepse siç ka thënë ajo vetëm në këtë mënyrë zëri i tyre mund të dëgjohet.
Nga ana tjetër Kryetarja e KQZ-së, Valdete Dala e ka siguruar që komisioni që ajo udhëheq do të bëjë krejt çfarë është e mundur që ky proces të plotësoj standardet ndërkombëtare, transmeton RTK.