Nëse i ndieni sytë të irrituar apo të thatë nga ekspozimi ndaj diellit, pluhurit dhe erës, e vetmja gjë që mund të bëni është të përgatisni një filxhan me çaj. Jo për ta pirë, por për të bërë me të kompresa të ftohta.
Pasi të zieni çajin, lëreni të ftohet. Më pas bëni kompresa me të për 5-10 minuta dhe do të shikoni se do të ndiheni më mirë menjëherë.
Taninat, që i përmbajnë të gjitha çajërat (jeshil, i zi) u japin syve gjallërinë dhe freskinë e mëparshme, ndërsa paralelisht hidratojnë dhe stimulojnë qepallat tuaja të lodhura.