(2L ONLINE) – Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), me atë të diasporës nga SHHeB ”Zhegra” Gjenevë, nuk po i ndalin përpjekjet për t’i ndihmua skamnorët e kësaj ane. Acari i madh dhe bora në fillim të këtij viti, e vështirësoju punën e shpërndarjes së rregullt, në çdo të I-rin e muajit, të artikujve ushqimorë dhe higjienik për skamnorët. Mirëpo, në ato vende ku nuk kishte mundësi të depërtonim me automjete si në Selishtë, Malok, Biçak e Lipovicë, ua sollëm sa ma afër shtëpive të tyre artikujt e destinuara, dhe ata (skamnorët), kush si mundi edhe me ndihmën e fqinjëve e bartën deri në shtëpitë e tyre. kështu që edhe këtë muaj me mjaft vështirësi, u realizua shpërndarja “Ushqim për Skamnorët” e Zhegrës dhe fshatrave përreth, thonë vullnetmirët që janë në ballë të këtij aktiviteti.
Artikujt ushqimorë dhe higjienik, sipas Grupit koordinues, nuk mjaftojnë për këta nevojtarë me të sëmurë e nevoja të shumta, prandaj, duan dhe kanë fillua përgatitjet në koordinim me Shoqatën Humanitare e Bamirëse “Zhegra” nga Gjeneva që, në mënyrë të organizuar të shtohen edhe këtë aktivitet e tani bëjnë edhe grumbullimin e veshmbathjeve për familjet në nevojë, që do të munden të shërbehen drejtë-për-së-drejti edhe në lokalin e destinuar për këtë qëllim.
Sipas të gjitha gjasave, edhe ky aktivitet shtesë për t’i ndihmua skamnorët do të filloj kah fundi i këtij muaji.
Lokali për grumbullimin e veshmbathjeve, sipas IQZH-së, është ofrua nga një anëtar e aktivist i njohur i SHHeB”Zhegra” me seli në Gjenevë, Xhelal Idrizi, i cili e dha në shfrytëzim Lokalin që posedon pran rrugës në Zhegër, për grumbullimin e veshmbathjeve, Fletoreve, lapsa, lodra për fëmijë etj.
Ky lokal do të jetë i hapur dy herë në javë, të Shtunave dhe të Dielave nga ora 10:00 – 13:00, dhe besojmë shumë se solidariteti nuk do të mungoj si për ushqim ashtu edhe për veshmbathje për familjet në kushte të vështira. /2L ONLINE/
/fotoarkivi/