Vetëm një person vdiq si pasojë e aksidenteve në trafik duke përfshirë të gjitha grupmoshat në Oslo në vitin 2019, kanë zbuluar shifrat zyrtare.
Për herë të parë ndonjëherë, asnjë fëmijë nën moshën 16 vjeç nuk vdiq në trafik fare në Norvegji në tërë vitin 2019.
Megjithatë, më shumë njerëz vdiqën në trafik në komplet vendin në krahasim me një vit më parë – 110 në vitin 2019 krahasim me 108 në 2018.
Gazeta lokale Aftenposten raportoi se numri i dytë më i ulët i vdekjeve në trafik ishte në vitin 2017, kur tre persona vdiqën në rrugët e Oslo-s.
Shifrat nga Administrata Norvegjeze e Rrugëve Publike treguan se në 50 vitet e kaluara, numri i vdekshmërisë në rrugët e qytetit ka rënë në mënyrë drastike.
Norvegjia regjistroi numrin më të ulët të vdekjeve në trafik në Evropë në vitin 2017, duke raportuar 20 incidente për një milion banorë.
Në krahasim, 126 njerëz vdiqën në rrugët e Londrës në vitin 2019 në fillim të dhjetorit, një rritje prej 22 nga e njëjta periudhë në 2018.
Përkundër kësaj, Mbretëria e Bashkuar konsiderohet një nga vendet më të sigurta në Bashkimin Evropian për aksidente trafiku, me nën 30 vdekje për një milion banorë.
Vendet më të rrezikshme në BE për sigurinë rrugore janë Bullgaria dhe Rumania, e cila ka mesatarisht mbi 90 vdekje për një milion banorë.
Në 2002, qeveria Norvegjeze prezantoi “Vizionin Zero” si pjesë e planit të tyre kombëtar të transportit për 2018-2029.