(2LONLINE) – Më 20 dhe 21 nëntor në vazhdën e inspektimit të punës në shkolla dhe punës së mësimdhënësve, nga inspektorati rajonal në Gjilan, iu bë vizitë edhe shkollës “Abaz Ajeti”. Në ktë shkollë qëndruan inspektorët arsimorë. Me këtë rast inspektorët kontrolluan administratën e shkollës, hospituan dhe monitoruan orët mësimore.
Inspektorët kanë vëzhguar të gjitha aktivitetet mësimore dhe jashtëmësimore. Zhvillimin e procesit mësimorë e kontrolluan kryesisht përmes realizimit të planprogrameve të hartuara dhe aprovuara nga MASHT. Përformancën e mësimdhënësve gjatë monitorimit të orës mësimore me theks të veçantë realizimit të objektivave, teknikave dhe metodave mësimore në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit bashkohorë.
Librat e klasëve- ditarët, po ashtu janë kontrolluar nga inspektorët dhe administrata u konstatua se është në nivel të duhur.
Nga deklarata e udhëheqësit të grupit Rahim Bajrami shihet se drejtoria e shkollës menaxhon këtë institucion edukativo arsimor duke u bazuar në planprogramin e hartuar dhe aprovuar nga Këshilli i Shkollës.
Po ashtu mësimdhënësit me kohë bëjnë planifikimin e aktiviteteve mësimore përmes hartimit dhe dorëzimit të planeve të punës. Fletoret e përgatitjeve me shkrim po ashtu i posedojnë çdo ditë dhe i mirëmbajnë me rregull duke u orientuar në dizajnimin e tyre dhe kriteret didaktike që i kërkon një fletore
Inspektorët arsimor nga drejtori i shkollës Hetem Kosumi u njoftuan për aktivitetet tjera që zhvillohen në këtë shkollë veçmas nga procesi mësimorë. Pjesëmarrja në gara të ndryshme komunale e shtetërore është shumë e lakmueshme , se gati pothuajse nga çdo garë nxënësit tonë ka treguar rezultate të lakmueshme. Në teste dhe kuize të ndryshme të organizuara në të dy nivelet e përmendura po ashtu kanë treguar rezultate të dalluara. Edhe në fushën sportive sukseset janë shumë evidente. Pothuajse në të gjitha sportet kurdoherë që organizohen turnire e gara nxënësit tanë janë shumë të suksesshëm.
Inspektimi i punës në shkollë sipas drejtorit të shkollës Hetem Kosumi ka efekt pozitiv si tek stafi administrative e menaxhues, tek mësimdhënësit, po ashtu edhe tek nxënësit.
Inspektimi gjegjësisht hospitimi ne orët mësimore nga ana e inspektorëve arsimor ngritë efikasitetin në punë , mandej ngritë nivelin e përgjegjësisë ndaj detyrave që i parasheh vendi i punës së mësimdhënësit. Inspektimet në të ardhmen do të na gjejnë më të përkushtuar dhe më të suksesshëm në realizimin e objektivave tona./2lonline/