(2L ONLINE) – Drejtoria komunale e Inspekcionit në Viti, ka bërë sot publike punën e zhvilluar gjatë vitit që e lamë pas dhe fillim e këtij viti që parasheh të realizoj në kuadër të planit të punës. Në një konferencë për shtyp të organizuar nga Zyra për Informim publik, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspekcionit Skender Ahmeti ka theksuar se në 8 sektorët që veprojnë në fusha të ndryshme, është punuar mjaftë falë edhe bashkëpunimit me organet e rendit në zbatimin dhe respektimin e ligjeve në fuqi.
Njëkohësisht, Ahmeti përmendi sfidat në inspektoratin e ndërtimit , ku janë bërë një numër I fletëparaqitjeve penale për ata që nuk kanë respektuar ligjin për ndërtimet.
“Është marrë aksion edhe në lirimin e hapësirave publike, me që rast janë larguar disa kioske dhe objekteve lëvizëse, kurse inspektorati I veterinarisë ka qenë në vazhdimësi në terren , sidomos pas rasteve të sëmundjes së paraqitur tek kafshët, ku janë organizuar edhe varrosja e tyre në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes më tej. Ndërkohë që në sektorin e ambientit është punuar në ruajtjen e ambientit por këtu ka qenë sfidë në vitin e kaluar mos përfshirja e një numër të fshatrave në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, që ka ndikuar në krijimin e deponive të bërllokut në vende publike e skaj rrugëve”, ka thënë Ahmeti.
Ai po ashtu ka përmendur edhe aksionin për zbatimin e ligjit kundër pirjes së duhanit në vende publike, ku janë ndëshkuar 19 subjekte me gjobë për mos respektim të këtij ligji, si dhe disa konsumues duhani me gjobë mandatore.
Ndërsa zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, në këtë konferencë ka ripërsëritur angazhimin institucional për përfundimin e projekteve të parapara për vitin 2015, duke potencuar se do të jenë të përkushtuar në përfshirjen maksimale të lokaliteteve me realizim projektesh. /2L ONLINE/