(2LONLINE) – Në ora 11:45 nisi ushtrimi i përbashkët i personelit dhe nxënësve të shkollës Selami Hallaqi, i drejtorisë së Arsimit, drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë, zjarrëfikësve, kryqit të kuq, UNDP-së dhe akterëve të tjerë, për të demonstruar veprimet që duhet të ndërmerren nga rënia e termetit e deri te shpëtimi, evakuimi, ndihma e parë, shërimi, etj, për qytetarët, në këtë rast për nxënësit e një shkolle, tavolina organizuese ishte e përbërë nga sektori i sigurisë, planifikimit, incidenteve, shpëtimit, informimit.
Me këtë rast është simuluar tërmeti, ku një pjesë e nxënësve të shkollës kishin dalë jashtë, një pjesë tjetër ishin lënduar dhe një pjesë ishin ngujuar brenda, ndërsa jashtë ishin të gjithë akterët brenda një kohe të shkurtër, si Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë, Ambulanca, FSK-ja, Zjarrfikësit, kryqi i kuq, drejtoria e arsimit dhe ajo e mbrojtjes dhe shpëtimit, mediat dhe qytetarët e tjerë, të cilët shikoni mundësinë e intervenimit sa më të shpejtë për shpëtimin e jetëve të fëmijëve.
Drejtori i Shkollës, Ahmet Aliu, ka thënë se ky është një ushtrim jashtëzakonisht i mirë, sepse po informohen nxënësit e përmes tyre edhe familjet prej nga vijnë se si të veprohet në një rast termeti, ku ka panik, ka lëndime, por ka edhe njerëz që mund të mbesin nën rrënoja. Është me shumë rëndësi që stafi ynë, nxënësit por edhe prindërit e përfshir në këtë ushtrim, tani dinë se si të veprojnë në këto raste të vështira për qytetarët tanë.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Blerton Ajeti, ka thënë se ky ushtrim i këtyre përmasave është ndoshta i vetmi në një shkollë. Sipas tij, organizatorët kanë bërë trajnimin e stafit të Shkollës “Selami Hallaçi”, afër 25 pjesëtarë të shkollës, duke përfshirë stafin mësimor, teknik dhe atë ndihmës, mbi menaxhimin e situatës në rast tërmeti me temë: “Stërvitje shkollore me skenar tërmetin” (Earthquake School Drill), e që është praktikuar në formë skenari. Është për ta falënderuar punën e madhe që është bërë bashkë me UNDP-në dhe gjithë akterët e tjerë në këtë proces. Është shumë mirë që ne si Komunë e kemi marrë iniciativën për këtë ushtrim, sepse të gjithë e dimë se Gjilani ka një pozitë që është më i rrezikuari nga tërmetet.
Ndryshe, deri më tani janë mbajtur dy takime me qëllim të aftësimit sa më të mirë dhe ofrimit të njohurive për nxënësit dhe arsimtarët në menaxhimin e situatave të tilla.
Edhe përfaqësuesja e UNDP-së Zana Hoxhaj, menaxhere e projektit për zbulimin e fatkeqësive natyrore, ka thënë se ky ushtrim në këtë shkollë të qytetit që është ndër më të mëdhatë në Gjilan. Gjithashtu kjo shkollë është e pajisur edhe me bocat kundër zjarrit, shenjat për daljet emergjente, shenjat e rrezikut, informimin për këto raste etj. /2lonline/