Në përputhje me obligimet që ka Republika e Kosovës ndaj Konventës Apostille, pjesë e së cilës konventë tanimë është edhe Kosova, që nga data 15 qershor 2016, Ministria e Shëndetësisë ka filluar vërtetimin e Dokumenteve Shëndetësore për nevoja të qytetarëve të cilët udhëtojnë jashtë shtetit.
Për vërtetimin e Dokumenteve Shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Procedurë Standarde të Operimit (shih: SOP).
Për të realizuar këtë të drejtë, palët duhet të drejtohen në recepcionin e MSh ku plotësohet një formë e kërkesës për vërtetim të dokumentit shëndetësor. E tërë procedura e vërtetimit mund të zgjas maksimalisht 2 ditë me kusht që dokumenti i përmbush kriteret ligjore.
Pas aplikimit, Ministria e Shëndetësisë verifikon të gjitha të dhënat lidhur me institucionin (publik ose privat), verifikim që ka të bëjë me licencimin e institucionit, licencimin e profesionistit shëndetësor nënshkrues i dokumentit shëndetësor, etj.
Dokumenti i cili nuk është ne përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 04-2013 (Certifikatat Shëndetësore), Udhëzimin Administrativ Nr 02-2010 (Dokumentet Unike Shëndetësore) nuk do të vërtetohet nga ana e MSh-së. Kjo rregull përjashtohet vetëm për dokumente të cilat nuk janë pjese e këtyre Udhëzimeve Administrative.
Kërkojmë nga Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore që dokumentet shëndetësore të cilat i lëshojnë për palët, të jenë në përputhje me Udhëzimet Administrative Nr 04-2013, Nr. 02-2010 dhe Nr. 10-2010.
Këto udhëzime administrative, institucionet mund t;i gjejnë në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë www.msh-ks.org, rubrika Legjislacioni-Udhëzimet Administrative.