(2L ONLINE) – Pas një sëmundje të gjatë në moshën 68 vjeçare ndërron jetë njëri ndër sportistët më të mëdhenj që ka pasur qyteti i Gjilanit Prof, Skender Haziri – “Baba Kenë”. Haziri i kishte takuar gjeneratës në fillim të viteve të 60 kur populli shqiptar u numëronte në gishta për kah shkollimi. Por Haziri i cili rrjedhte nga një familje Intelektuale kishte vendosur të shkollohet në degën e Kulturës Fizike duke e mbaruar me sukses të rrallë.
“Baba Kenë’, si që e quajtën tanë jetën e tij qytetarët e Gjilanit. Skender Hazirin karrierën e tij prej sportisti e filloi në moshën 18 vjeçare duke luajtur për 7 vite Hendboll në KH Bozhur me mjaftë sukses . Haziri ishte njëri ndër hendbollistët më të mirë të gjeneratës së tij ishte aq i fuqishëm sa që bashkëlojtarët e tij e quanin “Lokomotiva’, e klubit .
Haziri ishte i dhënë shumë pas sportit, ai braktisë hendbollin dhe kyçet në lojën e futbollit në cilësinë e portierit duke mbrojtur për 6 vite rresht në KF C,Zvezda të Gjilanit.
“Baba Kenë”, i takon gjeneratës ku pakë shqiptarë ishin të kyçur në jetën sportive , por ky prej një Pedagogu të vërtetë ka dëshmuar se përpos lojës së tij ai ishte edhe një Intelektual i rrallë i asaj kohe. Profesori Haziri përpos që ishte një sportist i rrallë ai ishte edhe njeriu i cili ndër të parët reagoi për masat e dhunshme të cilat i kishte vendosur shteti i Serbisë në vitet e 90-ta.
Haziri prej një sportisti dhe Intelektualit të vërtet mobilizon sportistët Gjilanas në ato kohëra të vështira me kapacitetin e tij që kishte që në forma të ndryshme të mbijetojë sporti Gjilanas.
Njëri ndër sportistët e vjetër të Gjilanit Jakup Berisha për veprën e Hazirit thotë “ Haziri i ka takuar gjeneratës së dytë të sportistëve të Gjilanit ai ka qenë një sportist i rrallë edhe në hendboll dhe në futboll, sporti ka qenë jeta e tij, ka edukuar breza të ndryshëm dhe në qyteti i Gjilanit do ti jetë mirënjohës për veprat e tij gjatë jetës së tij”.
Se sa ka qenë i dashur dhe i respektuar në mesin e kolegëve të tij në jetën sportive dëshmon edhe Bashkim Ilazi ,”“Baba Kenë”. përpos që ka qenë intelektual dhe sportist, ai ka pasur vizione të qarta në momente kyçe gjatë ndeshjeve të cilat i kemi zhvilluar ka qenë i dashur dhe gjithmonë në mendjen e tij është valëvitur sporti dhe ardhmëria e sportistëve jo vetëm të Gjilanit por edhe atij kosovar:
Prof, Skender Haziri është varrosur me nderime të mëdha nga shumë qytetarë dhe sportistë gjilanas , Sporti i Gjilanit ka mbetur pa doajenin e sportit , por puna e tij nuk do të vdes kurrë. /2L ONLINE/