Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq do ta ndërpres pjesëmarjen në negociatat me Prishtinën në qoftë se nuk ndryshohet vendimi i Qeverisë së Kosovës mbi ndalimin e ardhjes së zyrtarëve serb në Kosovë, mëson agjencia serbe e lajmeve Tanjug në qeverinë e Serbisë.
Nga burimi i qeverisë nuk jepet ndonjë hollësi tjetër pos që është thënë se Daçiq vlerëson se nëse Prishtina nuk e ndryshon vendimi me këtë shkelet vrazhdë marrëveshja e Brukselit dhe lidhur me këtë e ka njoftuar sot përfaqësuesen e lartë të BE Catherine Ashton.
Daçiq është dashur që të premtën ta vizitojë Shtërpcën ku do të merrte pjesë në hapjen e fushatës elektorale të “Listës qytetare serbe” për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.