Në autostradën A1 në afërsi të Spreitenbach-ut, në kantonin Aargau, në natën në mes të shtunës dhe të dielës, një makinë VW Golf po “fluturonte”, duke tejkaluar dukshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë prej 120 kilometrash në orë.
Matja që e bëri radari i vendosur në rrugë tregoi se ngasësja, një kosovare 21 vjeçe nga Zurzach-u, po e ngiste veturën e saj 183 kilometra në orë,
Për këtë shkelje të tepruar të pedales së gazit, vajza është dashur ta dorëzojë patentshoferin. Policia e ka ndjekur atë dhe ka shkuar në vendbanimin e saj për t`ia marrë atë, njofton Aargauer Zeitung, t♪7 cilës i referohet albinfo.ch.