(2LONLINE) – Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që vepron në-Gjilan, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Njësiti i Lojërave të Fatit, kanë kryer disa bastisje Në Rajonin e Gjilanit, në fshatin Doberqan dhe të Kamenicës, fshatin Rogoqicë, janë kontrolluar gjithsejtë 8 subjekte të Lojërave të Fatit, bastore sportive dhe kazino.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, thotë se Dogana e Kosovës ka konfiskuar: 26 Aparate të Lojërave të Fatit, katër shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e zhvillimit/organizimit të Lojërave KENO (Lojëra të ndaluara në bazë të Ligjit të Lojërave të Fatit) si dhe janë konfiskuar fletore me shënime, Libra të bastoreve si dhe tiketa të lojës KENO.
Gjatë realizimit të bastisjes nuk është paraqitur ndonjë vështirësi.
Raste veç e veç procedohen në Gjykatë. /2lonline/