(2LONLINE) – Një patrullë e policisë së Gjilanit përderisa kanë qenë duke u marrë me një rast “dëmtim prone” në oborrin e spitalit Regjional të Gjilanit vërejnë 4 persona të dyshimtë dhe se gjatë kontrollit që iu është bërë, tek njëri nga ta, personi me iniciale J. A. gjejnë një substancë narkotike që besohet të jetë e llojit Marihaunë, më pas të njëjtin e shoqërojnë në stacion policor në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se hetuesit e njësitit anti drogë në Gjilan iu kanë përgjigjur rastit ku është bërë sekuestrimi i substancës së dyshuar narkotike.
Pasi është bërë testi fushor ka rezultuar Pozitiv e llojit “Marihuanë” me peshë prej 1 (një) gramë. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit të Shtetit, Departamenti për Krime të Rënda, rasti procedohet në procedurë të rregullt në prokurori. /2lonline/
fotoilustirm/