(2LONLINE) – Një automjet i udhëtareve i markës Opel-Vectra drejtuar nga Vozitës E. D. Lindur me 1981 me vendbanim të përhershëm në Kamenicë, është aksidentuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Si rrjedhojë edhe vozitës edhe pasagjeri kanë pësuar lëndime.
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit ka thënë se deri te aksidenti i trafikut besohet se ka ardhur atëherë kur vetura ishte duke lëvizur nga qendra e qytetit në drejtim të rrugës “Zija Shemsiu” përball Shkollës së Mesme Teknike në Gjilan, por se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vozitësi e ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka goditur murin nga betoni skaj rruge.
Hashani tha se si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka pësuar vozitësi E. D. si dhe pasagjeri (K. M. nga fshati Topanicë komuna e Kamenicës), të cilët ndihmë mjekësore kërkojnë fillimisht në Qendra Emergjente në Gjilan, ndërsa pas tretmanit mjekësor vozitësi E. D,. transferohet në QKUK në Prishtinë me lëndime serioze.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve të trafikut Rajonal. /2lonline/