Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën prestigjioze amerikane, “The Wall Street Journal”, ka thënë se vetëm Beogradi mundet ta ndriçojë plotësisht këtë ngjarje.
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se megjithëse nuk ekzistojnë prova të drejtpërdrejta që e lidhin Beogradin me vrasjen e doganierit 35 vjeçar nga Lituania, kontrolli efektiv disa vjeçar i Beogradit në veriun e Kosovës, nënkupton se autoritetet serbe duhet të sqarojnë gjithçka që ata dinë rreth grupeve apo individëve në atë rajon, të cilët mund të jenë të përfshirë, transmeton rtk..
“Serbia e ka informacionin e saktë rreth njerëzve, rreth strukturave të krimit të organizuar në veri, rreth motiveve të atyre njerëzve”, tha ndër të tjera, Hoxhaj.
Ai po ashtu ka theksuar se sulmi duket se ka qenë i “planifikuar me kujdes” dhe se është kryer nga nacionalistët ekstremistë serbë të veriut.