Me rastin e 35 vjetorit të vrasjes së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gervallës, shoqëruar nga shoqatat e dala nga Lufta e Lavdishme e UÇK’së,UÇPMB’së, përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” e bashkëveprimtarë të Kadri Zekës sot, vendosën kurora lulesh pran Varrit të të pavdekshmit, liridashësit, idealistit ku me krenari ZOK mbajti emrin e Tij “Kadri Zeka”
Vrasja e hershme në moshë shumë të re e tre veprimtarëve më të shquar të mërgatës sonë, organizatorë të demonstratave e protestave në Perëndim për ndërkombëtarizimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe viseve të tjera në ish Jugosllavi, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, ishte humbje tepër e madhe e cila dëmtojë shumë procesin për arritjen e zgjidhjes të çështjes tonë Kombëtare e në veçanti të Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së Kadi Zekës, Jusuf e Bardhosh
Gërvallës !
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!