/2L ONLINE/ – Në fshatin Hodonoc të Kamenicës ka ndodh një aksident fatal ku vetura ka goditur për vdekje një qytetar. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura Opel-Frontera, drejtuar nga vozitêsi Sh. K. (1948) duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve dhe rrethanave te rrugës, e godet viktimën R. B.(1987) i cili ishte duke punuar nê anën e djathte te rrugës, qe kryente punimet ne futjen e disa kabllove përgjatë rrugës. Me ketë raste nga lëndimet e marra ne vendin e ngjarjes, viktima ndërron jetë, vdekja e tê ndjerit është konstatua nga mjeku i Qendrës sê Mjekësisë Familjare tê Kamenicës.
Ne vendin e ngjarjes kanë prezantuar edhe ekipet e zjarrfikësve, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar ndaljen e vozitësit për 48 orë, kurse viktima dërgohet ne IML, për autopsi. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e trafikut rajonal nga Gjilani. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/