Selektori i Zvicrës, gjermani Ottmar Hitzfeld, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës ‘Brazili 2014’. ‘Botërori 2014’ do të nis më 12 qershor, dhe tashmë tekniku helvetik për të konfirmuar emrat e lojtarëve që do t’i mbrojnë ngjyrat e këtij shteti në evenimentin më të madh të futbollit.
Në mesin e 23 të ftuarve nga ana e Hitzfeld janë edhe pesë futbollistë shqiptarë. Kurse, jashtë listës kanë mbetur Pajtim Kasami e Arlind Ajeti.
Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli do të jenë pesëshja shqiptar që të paraqiten me Zvicrën në Kupën e Botës.
Ja lista e Hitzfeldit:
Portierë: Diego Benaglio, Yann Sommer, Roman Bürki. Mbrojtës: Steve von Bergen, Johan Djourou, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Philippe Senderos, Reto Ziegler. Mesfushorë: Xherdan Shaqiri, Tranquillo Barnetta, Gökhan Inler, Valon Behrami, Blerim Dzemaili, Gelson Fernandes, Valentin Stocker.
Sulmues: Josip Drmic, Admir Mehmedi, H aris Seferovic, Mario Gavranovic, Granit Xhaka.