(2L ONLINE) – Zv. Kryetari I Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencës Nexhmedin Jakupi si dhe disa këshilltarë të Kuvendit Komunal të Vitisë kanë vizituar sot punëtorët e kompanisë “Hidromorava” për të pare nga afër punët që janë duke u zhvilluar në sanimin e disa defekteve me qëllim të rikthimit të gjendjes normale të furnizimit me ujë të pijëshëm.
Përfaqësuesit të Insitucioneve Komunale të Vitisë thanë se përkundër kushteve shumë të vështira të terrenit me të cilët po përballën punëtorët e kësaj kompania megjithatë ata po bëjnë përpjekje maksimale për rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të qytetarëve.
Përfaqësuesit Komunale edhe njëherë kërkuan nga kompania Hidromorava që të bëjnë çmos që të rikthehet sa më pare furnizimi I rregullt me ujë. /2L ONLINE/