/2L ONLINE/ – Të premten në Gjilan është bërë ceremonia e nënshkrimit e marrëveshjeve për shërbime në mes KRU “Hidromorava”, në Gjilan dhe katër komunave të cilat ndodhen në regjionin e Anamoravës, Komuna e Ranillugut, Komuna e Novobërdës, e Parteshit dhe e Kllokotit.
Sipas drejtuesve të KRU “Hidromorava”, marrëveshjet e nënshkruara do të hapin mundësitë e fillimit të investimeve të cilat priten të ndodhin me rehabilitimin e sistemeve ekzistuese të ujësjellësit dhe në tërë regjionin e Anamoravës.
Pas rehabilitimit dhe pranimit teknik të këtyre sistemeve pritet që këto sisteme të integrohen plotësisht në KRU ‘Hidromorava” me themelimin edhe te katër njësive të reja operative në komunat e lartëpërmendura.
Ky program do të realizohet nga asociacioni i përbashkët Dorsch Group (nga Gjermania) dhe CDI (nga Kosova) dhe financohet nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Kosovës.
Programi pritet të përfundojë në fund të vitit 2017, KRU “Hidromorava’ do të jetë në vazhdimësi në koordinim me Dorsh-CDI për mbarëvajtjen e këtij projekti me rëndësi për regjionin. /2L ONLINE/