Në Teatrin e Qytetit të Gjilani me 17.18.19 prill, me fillim prej orës 19:00 do të shfaqet filmi “Heroi” me skenar dhe regji të Luan Kryeziut. Film ky ku gërshetohen lufta, paqja, krenaria, dekorajimi , sakrifica, vendimi!
Lufta ka përfunduar. Ushtari i quajtur Shkëmb kthehet nga lufta në shtëpi. Shumë njerëz vijnë për ta nderuar dhe falënderuar për sakrificën e tij gjatë shpëtimit të popullatës në luftë.
Por, me kalimin e kohës, sakrifica e tij harrohet dhe gjërat fillojnë të ndryshojnë. Ai vazhdon të jetojë në kushte mjaft të vështira jetese, në një tendë e cila është dhuratë nga organizatat humanitare.
Ai është i zhgënjyer nga mënyra se si një grup i vogël politikanësh dhe biznesmenësh karrieristë i shfrytëzojnë idealet dhe sukseset e tij gjatë luftës, për të fituar para, pushtet dhe kontroll mbi popullatën…
Luajnë: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Ç un Lajçi, Enver Petrovci, Selmon Lokaj, Xhemi Agaj, Luan Daka, Haqif Mulliqi, Besarta fejza, Glauk Haxhia.