Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë për gazetën “Zëri” se zgjidhja për tejkalimin e krizës politike dhe formimin e institucioneve të reja duhet të kërkohet tek subjektet politike, pasi sipas tij Kuvendi tashmë është dëshmuar si i pafuqishëm për ta bërë një gjë të tillë.
“Definisht Kuvendi ka treguar pafuqi për ta zgjidh problemin, kështu që çështja është zhvendos tek forcat politike, unë e shoh zgjidhjen tek subjektet politike”, ka thënë Haziri për “Zërin”.