(2LONLINE) – Ka vazhduar falënderimi ndaj qytetarëve nga ana e fituesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri. Kësaj radhe Haziri ka vizituar nëndegët e fshtatrave: Cërnicë, Gumnishtë, Kravaricë e Vrapqiq, të cilët i falënderoi për mbështetje e fuqishme që i dhanë në garën e 3 nëntorit. Njofton zyra për informim e LDK-së.
“Ju falënderoj sinqerisht për besimin dhe mbështetjen. Në këtë rast ju jeni të gjithë fitues. Por, për ta bërë fitoren edhe më të madhe duhet të dilni edhe më masovikisht më 1 dhjetor. Duhet t’ju tregoni atyre që po bëjnë lista, që po fotokopjojnë letërnjoftime, që po shantazhojnë e kërcënojnë, se do t’i lëmë pa asnjë votë”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.
Kryesia e nëndegëve të Cërnicës, Gumnishtës, Kravaricës e Vrapqiqit i kanë thënë kryetarit Haziri se tashmë disponimi dhe gëzimi i qytetarëve është edhe më i madh për të dalë më 1 dhjetor, duke e dërguar në histori partinë e keqe. /2lonline/