(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim punë ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me të cilin kanë bashkëbiseduar për nivelin e sigurisë në përgjithësi në Gjilan.
Me këtë rast Haziri e Demolli kanë bashkëbiseduar kryesisht për sigurinë në Komunën e Gjilanit dhe të regjionit të Gjilanit, duke e vlerësuar gjendjen të qetë dhe liria e lëvizjes e plotë për të gjithë qytetarët pa dallim etnie apo fetare. Vlerësim i përbashkët doli se ky regjion në përgjithësi prej kohësh është njëri ndër regjionet më të qeta sa i përket sigurisë në përgjithësi dhe njihet si një vend me tolerancë etnike dhe fetare.
Kryetari Haziri dhe ministri Demolli u pajtuan që angazhimi i përbashkët i të gjitha etnive në shërbimin civil, Policinë e Kosovës, FSK, por edhe institucione të tjera ka bërë të mundur që të ketë një integrim në shoqëri dhe angazhim edhe në zhvillimin e Komunës së Gjilanit.
Ndryshe, ministri i FSK-së, Demolli ka vizituar edhe Kazermën e FSK-së në Gjilan, në kuadër të vizitave të tij nëpër qendrat e FSK-së nëpër Kosovë./2L ONLINE/