Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari I Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, i bindur në fitoren e balotazhit, ka premtuar se si kryetar i komunës, vendimin e dytë që do ta merr, pas atij që objektin ku ndodhet selia e kryetarit, ta shndërrojë në muze, do të jetë ai për hapjen e Zyrës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Haziri ka thënë se dëshiron ta zbardhë vendimin e dytë që do ta merrë si kryetar komune, pas asaj që ndërtesa e kryetarit do të bëhet muze e që është hapja e Zyrës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, zyre që në kuadër të mandatit të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, veç është dashtë të hapet që sa kohë, por qeveria e ka neglizhua këtë problem, e ka neglizhua në atë shkallë sa që qytetarët edhe më tutje janë mbetë peng. Kjo zyre do t’i asistonte në zgjidhjen e problemeve, të drejtave civile, kërkesave, mbështetje humanitare dhe probleme të tjera që i kanë qytetarët që jetojnë këtu dhe të atyre që vijnë për nevojat e tyre në komunën e Gjilanit.
“Kjo është ajo më e pakta që ne mund të bëjmë në këtë fazë. Zyra do të udhëhiqet nga njerzit që janë marrë me këtë problem. Përkundër që Vatra është shndërrue në Lëvizje Politike ne mendojmë se ata janë përfaqësues kryesor që neser do të mund të udhëheqnin zgjidhjen e problemeve, në bashkëpunim me komunën e Gjilanit për angazhime të përbashkëta”, ka thënë Haziri.
Përmendja e Vatrës për të qenë udhëheqëse e Zyrës në fjalë, për Hazirin e LDK-së nuk është ofertë për t’u ofruar me këtë Lëvizje, por thjeshtë janë arsye tjera që ai e mendon këtë, duke u nisur nga ajo që Vatra si Shoqatë ka qenë e para që është marrë me të drejtat politike dhe civile të atyre qytetarëve. Haziri ka thënë se me Shoqatën kanë pas bashkëpunim si Degë e LDK-së dhe personalisht edhe ai si deputet i LDK, ka pas bashkëpunim të ngusht. Ai tha se ata janë bashkësponzor të rezolutës në fjalë sepse procedurat parlamentare kanë kërkuar që deputeti të jetë sponzorues dhe ai e ka bërë një gjë të tillë. VAtra ka qenë ajo që e kanë frymëzuar dhe e ka kërkuar një gjë të tillë, ka thënë Haziri.
Haziri tha se vetëm e ka implementuar një pikë të rezolutës së Kuvendit të Kosovës dhe vetëm e ka mbajtur fjalën sepse e ndien obligim për ata mijëra qytetarë, që shumë prej tyre edhe janë ardhë në festën e LDK-së pas fitores së 3 nëntorit dhe e kanë ndarë gëzimin me LDk dhe e kanë thënë se përkundër që nuk ishin votues, i janë gëzuar fitorës së Hazirit dhe të LDK-së sepse presin ndihmë dhe e dinë që LDk e Haziri do të bëjnë shumë për këtë çështje.
Haziri tha se dëshiron ta përsërisë atë që e ka thënë edhe më herët se që më lehtë e merr nënshtetësinë një kinez në Kosovë sesa një qytetarë i Preshevës, Medvegjës a Bujanocit, por, sipas tij, LDK ka me ndryshua një gjë të tillë. /2lonline/