(2LONLINE) – Pas fitores së madhe të LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të takimeve të rregullta, ka mbajtur sot takim me Kryesinë e Degës, kryetarët e nëndegëve, kryetarët e komisioneve, Kryesitë e Forumit të Gruas dhe Forumit Rinorë.
Në këtë takim u harmonizua kalendari i punës për muajin e falënderimit të qytetarëve me qëllim të vazhdimësisë së angazhimeve edhe më të mëdha për procesin e balotazhit të 1 dhjetorit.
Haziri morri zotimin e fuqishëm të të gjitha strukturave të Degës së LDK-së, se do të punojnë edhe më shumë për ta vulosur përfundimisht fitoren e madhe më 1 dhjetor.
Ndërkohë, Haziri ka përshëndetur vendimin për lirimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, të cilët më 26 dhjetor 2008 u arrestuan nga forcat speciale serbe pa asnjë argument me urdhër të Prokurorisë serbe për Krime Lufte.
LDK poashtu dënon ashpër konfiskimin e Abetareve të fëmijëve, nga çantat e tyre, në shkolla e tyre, të cilët po bëhen ushtarë edhe më të mëdhenjë dhe më të fuqishëm kundër regjimit të Serbisë./2lonline/