(2L ONLINE) – Deklarata e ministrit Jabllanovic është e zeza e vetvetes, ngase me atë deklaratë, ai pos që ka prekur ndjenjat e nënave shqiptare, i ka qitë hije t’keqe vetes, kurse dëme i ka shkaktuar edhe popullit të tij.
Kështu ka shkruar, ndër tjerash, në profilin e tij, Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së.
Më tej në postimin e tij, Haziri shprehet: “Në vend se të jetë njëmend ministër për kthim, ai jo që po i kthen ata, por po largon, e po e rrezikon qenien e popullit të tij. Mirëpo, shoqëria e jonë nuk duhet të bie pre e deklaratave të pamatura të kujtdo qoftë, e as të personit në fjalë. Nuk bëhet fjalë këtu për shkarkim, por ka ardhur koha që politikanët të reflektojnë dhe Jabllanovic të largohet sepse, përfundimisht, e ka varrosur veten politikisht! /2L ONLINE/