Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i Lidhjes Demokratike në Gjilan, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Fabrikën për prodhimin e pijeve “Fluidi” në Velekincë, Gjatë vizitës, Haziri pa nga afër punën që bëhet në prodhim, në të gjitha sektorët e saj të mëdha, duke ofruar përkrahje maksimale për këtë gjigant të prodhimit të pijeve në Gjilan.
“Ju jeni shembulli më i mirë i prodhimit vendor. Ju keni një kualitet të madh të prodhimit dhe ju përgëzoj që keni depërtuar fuqishëm edhe në tregun botëror. Me qenë konkurrent në një shtet siç është Zvicra, kjo është një arritje e madhe nga ana juaj”, ka thënë Haziri.
“Ne si LDK i kemi politikat ekonomike që të stimulojmë maksimalisht prodhimin vendor. Ju e dini që edhe kur e keni hapur këtë fabrikë iu kam ndihmuar me përkrahje maksimale si kryetar i Gjilanit. Ne e mbrojmë me xhelozi prodhimin vendor”, ka shtuar Haziri.
Nga ana tjetër, drejtori general i “Fluidit”, Fejzulla Mustafa, pasi ka shprehur kënaqësinë për vizitën e kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, e njoftoi për asortimentin e gjerë të prodhimit ka kjo kompani. Ai ka falënderuar kryetarin për vizitën përkrahjen e madhe që i ka dhënë kësaj kompanie që nga themelimi.
Mustafa është shprehur se aktualisht mungon përkrahja shtetërore për kompaninë e tij.
“Ne nuk kemi stimulim prej shtetit. E kemi një akcizë që është në fuqi e që është mjaft e lartë. Kjo po na pengon në masë të madhe në prodhim. Në kohën kur keni qenë ju kryetar kemi pasur një përkrahje të madhe duke mos na ngarkuar me këtë akcizë. Unë ju lus që ta shqyrtoni mundësinë që t’i ndryshoni politikat fiskale. Do të ishte mirë që akciza të zëvendësohej me gjëerat tjera e jo më gjëra ushqimore”, është shprehur Mustafa. /2lonline/