(2LONLINE) – Në kuadër të muajit të falënderimeve, Lutfi Haziri, kandidati I LDK-së për kryetar komune, në garën e balotazhit, ka vizituar sot fshatin Llashticë.
Haziri ka vizituar shumë familje në këtë fshat, duke i falënderuar për besimin e madh që ia dhanë LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku ai doli më i votuari. Ai tha se Llashtica do ta ketë rolin e veçantë në qeverisjen komunale, nën udhëheqjen e tij.
“Kam ardhur t’i falënderoj të gjithë banorët e Llashticës për besimin e madh që i dhanë LDK-së. Llashtica nuk e ka lëshuar asnjëherë LDK-në. Rugovizmi na ka bashkuar të gjithëve. Ky fshat do ta ketë vendin dhe rolin e vecant në qeverisjen e LDK-së. Llashtica ka vuajtur dy herë më shumë në luftën e fundit. Ua kemi borxh këtij fshati zhvillimin. Llashticën do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së”, është shprehur Haziri.
Banorët e Llashticës e falënderuan kryetarin Haziri për vizitën, duke thënë se mbështetja dhe disponimi për LDK-në do të jetë edhe më i madh më 1 dhjetor, thonë zyrtarë për informim të LDK-së. / 2lonline/