(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë të premten se denoncimet publike të PDK-së së Gjilanit, të dërguara edhe në prokurori, kinse për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ku kanë përfshirë zyrtarë komunal e edhe vet kreun e komunës, kanë marrë përgjigjen e organeve të shtetit duke bërë me dije se zyrtarisht janë njoftuar se kanë pushuar hetimet në mungesë të provave dhe me këtë rast ia ka përkujtuar PDK-në se denoncimet e rrejshme sanksionohen me ligj.
Haziri tha se opozita, përkatësisht PDK-ja i kishte shfrytëzuar këto denoncime me muaj për ta atakuar komunën duke manipuluar kështu me opinionin ndërkohë që komuna me kohë kishte thënë se i beson ligjit dhe se këtë çështje ia ka lënë prokurorisë dhe organeve përkatëse të shtetit.
Haziri ka thënë se nuk është në logjiken e tij të qeverisjes për të denoncuar dhe këtë nuk e ka bërë, prej se e ka marr mandatin por se ka rikujtuar se janë 36 lëndë me të cilët po merret prokuroria dhe organet përkatëse të shtetit , e që kanë të bëjnë me qeverisjen e kaluar. Ndryshe, Gjilani në qeverisjen e kaluar udhëhiqej nga PDK-ja. /2L ONLINE/