(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, njëherësh nënkryuetar i LDK-së, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbardhet vrasja e Enver Malokut, sikurse edhe ajo e Tahir Zemajt e shumë të tjerëve që akoma mbeten mister.
Ai në llogarinë e tij zyrtare në facebook shkruan:
“Sot bëhen 16 vite nga vrasja qyqare e Enver Malokut, themeluesit të Qendrës për Informim të Kosovës, njeriut i cili në mënyrë permanente, me një guxim të jashtëzakonshëm, e mbajti gjallë informimin e publikut mbarëshqiptar, sikurse e sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për represionin që po i bëhej Kosovës nga regjimi. Me këtë rast, kërkoj nga organet e drejtësisë që të zbardhet kjo vrasje tinëzare e Enver Malokut, sikurse edhe ajo e Tahir Zemajt e shumë të tjerëve që akoma mbeten mister. Është koha që të zbardhen dosjet dhe drejtësia, edhe pse e vonuar, ta kryej punën e vet! LH