(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur në zyrën e tij drejtuesit e Ansamblit i këngëve dhe valleve “Gjilani”.
Kryetari i këtij ansambli Nehat Ferati e njoftoi kryetarin Haziri për aktivitetet e shumëta, problemet dhe sfidat që ata kanë pasur që nga themelimi.
“Erdhëm të konfimojmë se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet. Përkundër problemeve që kemi pasur, Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” është më i suksesshmi i Anamoravës. Çdo vit e përfaqësojmë ansamblin nëpër çdo festival. Më herët ka munguar mbështetja, por te ju shpresojmë se do të na ndihmoni”, ka thënë Ferati.
Ndrësa, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, pasi i falënderoi për vizitën, ka konfirmuar se do të ketë kujdes të veçant për institucionet e kulturës.
“Unë gjithmonë i kam kushtuar kujdes të veçant sferës së kulturës dhe këtë do ta bëjë vazhdimisht. Ju jeni të njoftuar se ky do të jetë një vit i rëndë buxhetor shkaku i borxheve, por do të mundohem që institucionet kolturore të mos preken nga shkurtimet”, tha Haziri./2lonline/