/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri asfaltimin e rrugës 14 kilometërshe Gjilan-Pogragjë e ka cilësuar si projektin më të madh të rindërtimit të rrugëve.
Haziri është ndarë tejet i kënaqur me cilësinë e punimeve, derisa vlerësoi se tashmë banorëve të kësaj ane i është kthyer dinjiteti.
“Ky është investimi i rindërtimit të rrugës Gjilan-Malishevë-Uglarë-Pogragjë 14.6 kilometra dhe projekti më i madh i rehabilitimit. Kjo rrugë është ndërtuar me vetëkontribut të qytetarëve në vitet 90-ta dhe në shenjë respekti dhe solidariteti, realiasht ata janë më meritorët që sot një pjesë e buxehtit shkon në rindërtim të kësaj rruge”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, investimi në asfaltimin e kësaj rruge nga ana e Komunës kap shifrën e afro 300 mijë euro. /2L ONLINE/