/2L ONLINE/ – Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Degës së këtij subjekti në Gjilan, ka shkruar në profilin e tij se qeveritarët tanë tash e sa kohë janë munduar që ta paraqesin mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi si pengesën kryesore për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës, por këtë ua hodhi poshtë nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e cili tha se nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do të thotë 100 për qind se do të liberalizohen vizat.
Ja postimi i plotë i Hasanit.
“Qeveritarët tanë tash e sa kohë janë munduar që ta paraqesin mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi si pengesën kryesore për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës. Por, sot këtë ua hodhi poshtë nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cili tha se nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do të thotë 100 për qind se do të liberalizohen vizat. Tashmë qytetarët e Kosovës, janë mësuar me ju që për të gjitha gabimet, ja hidhni fajin të tjerëve, siç keni dashur ta paraqitni që tjerët i kanë fajet për mos liberalizimin e vizave. Kjo tregon se sa të ngutshme e keni ju ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. Pa viza nuk na la kundërshtimi i ynë i drejtë që e bëmë për të mbrojtur tokën tonë por na la korrupsioni juaj, krimi i organizuar. Por, askush më nuk i ha këto pallavra. Është koha që të shkoni në shtëpi dhe të ja lëshoni vendin një qeverie të re, e cila do t’i zgjidhte gabimet që i keni bërë ju”