Kryetari i kontestuar i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar liderin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm në ndërtimin e institucioneve të vendit.
I mandatuari për kryeministër nga blloku, Ramush Haradinaj tha se takimi ishte për të diskutuar rreth formimit të Qeverisë dhe pjesës tjetër të Kuvendit, gjegjësisht nënkryetareve të këtij institucioni.
Haradinaj tha se nuk ka kthim në piken zero. Madje ai e quajti shpikje termin kthim në piken zero, sepse tashmë sipas tij janë zgjedhur një pjesë e udhëheqjes së Kuvendit të Kosovës. Haradinaj u shpreh se do të formojnë shumë shpejtë edhe Qeverinë, derisa ka ritheksuar përsëri mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.