Gjilan – (2LONLINE) – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me agjensionin e Kombeve të Bashkuara UN Women në kuadër të Programit të përbashkët të UNKT-ës Kundër Dhunës në Familje që po realizohet gjatë dy viteve në komunën tonë, kanë përzgjedhur Koordinatoren Komunale kundër dhunës në familje, znj. Vjollca Jakupi, si bartëse e aktiviteteve të kësaj zyre, e cila ndodhet e vendosur në objektin zyrës së Kryetarit të Komunës.
Ajo në punën e saj do të ketë si detyrë që të ndihmojë viktimat në njohjen e legjislacionit ekzistues që ka të bëj me dhunën në familje; të krijoj lidhje të menjëhershme me policin dhe organet tjera kompetente pas rastit të paraqitur; të sigurohet që viktima të ketë një planë sigurie dhe planë menaxhimi që i përgjigjet nevojave afatgjate të viktimës; të marr iniciativën dhe të koordinoj të gjitha takimet dhe aktivitetet e Mekanizmit Koordinues që trajton dhunën në familje.
Vlen të theksohet se përzgjedhja e Koordinatores Komunale dhe formalizmi i Mekanizmit Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje i cili është bërë gjatë muajit Korrik, është paraparë edhe në Strategjinë Komunale Kundër Dhunës në Familje 2014-2018 e cila para ca ditëve u aprovua unanimisht në Kuvendin Komunal duke e bërë Gjilanin si Komunë të parë në nivel të Kosovës për trajtim institucional të kësaj dukurie shoqërore e cila në të ardhmen do të shërbej si model për shtrirje në nivel vendi edhe në komunat tjera. /2lonline/