Gjilan – (2LONLINE) – Të premten, në Gjilan, u hapë Panairi Regjional i Produkteve të Bletës. Ky panair është tradicional, i pesti me radhë, ku marrin pjesë bletarë nga 11 komunat e Regjionit të Gjilanit dhe nga Lugina e Preshevës.
Panairi mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit, ndërsa e organizon Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan në bashkëpunim me drejtoritë për bujqësi të komunave të regjionit dhe të shoqatave të bletarëve të kësaj ane.
Nazmi Rapuca drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan ka thënë se panairi është i hapur, për dy ditë rresht dhe është një rast i mirë, ku bletarët ekspozojnë produktet e tyre, ndërsa qytetarët mund të furnizohen me mjaltë dhe prodhime të tjera të bletëve.
Sipas tij, qëllimi i panairit është promovimi i produkteve të bletës dhe të bletarëve të kësaj ane, këmbimi i përvojave mes bletarëve, inkurajimi i bletarëvge por edhe i qytetarëve të tjerë për të investuar në këtë degë shumë profitabile dhe të rëndësishme ekonomike, krijimi i traditës për konsumimin e mjaltit nga qytetarët, pasi që mjalti ka vlera të larta ushqyese, dietale, shëruese etj, e dhënja e rastit bletarëve për të shitur produktet e tyre dhe për të krijuar klientelë të qëndrueshme
“Sipas shenimeve tona, në komunën e Gjilanit janë mbi 100 bletarë të cilët së bashku mbarshtrojnë rreth 2350 shoqëri bletësh. Vetëm nga vjeshta e vitit të kaluar, komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Caritasin e Luxemburgut u kemi dhënë bletarëve Gjilanas 300 shoqëri të reja të bletëve, kurese nga bugjeti i komunës, kemi dhënë 1150 shtëpiza për bletë. Natyrisht se ky numër i bletarëve dhe i shoqërive të bletëve që mbarshtrojnë ata, është shumë i vogël, karshi mundësive që ofron ambienti ynë dhe karshi nevojave të tregut për mjaltë”, ka thënë Rapuca.
Sipas tij, llogaritet se 30 shoqëri mesatare të bletëve paraqesin një vend pune të qëndrueshëm (30 x 20 kgmjalte = 600 kgmjaltë x 8 €/kg = 48.000,00 €).
“Mirëpo, bletaria kërkon vullnet, përkushtim dhe pak eksperiencë. Shumicës prej bletarëve u mungon ndonjëra prej këtyre vetive. Për këtë arësye të gjithë bletarëve, por edhe të tjerëve, që duan të merren me këtë veprimtari mjaf atraktive e fitimprurëse, u rekomandojmë që të bashkëpunojnë mes vete, të kërkojnë eksperincë nga ata që e kanë dhe të bashkëpunojnë ngusht me ekspertët e Drejtorisë së Bujqësisë, për të arritur rezultate sa më të mira në këtë drejtim”, ka thënë Rapuca. /2lonline/