/2L ONLINE/ – Sot në Shoqatën Handikos në Gjilan u mbajt takimi i fundit për këtë fundvit. Në takim u raportua para bordit dhe një pjese të anëtarëve puna një vjeçare e Handikosit. Gjatë këtij viti janë mbajtur njëzet e katër takime me prindër, mësues, edukatore, instutucione lokale e tjera. Pjesëmarrës të këtyre takimeve kanë qenë mbi treqind pjesëmarrës.
Fatrmir Shurdhani, menaxher i kësaj Shoqate ka thënë se takimet kanë pas për qellim sensibilizimin e opinionit për gjithë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. “Kemi mbajt gjashtë ligjërata nëpër shkolla për aftësinë e kufizuar dhe gjithë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në edukimin parafillor dhe atë fillor’, ka thënë Shurdhani.
Sipas itj, gjatë këtij rrugëtimi kanë arritur që një numër i konsiderohem i fëmijëve me aftësi të kufizuara të kyçen në shkollim të rregullt, duke pas një bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Arsimit, në veçanti me kryetaren e komisionit vlerësues Liridona Ukshini e cila meriton falënderim të veçantë për punën e saj të palodhshme në vlerësimin e saj për fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Në këtë vit në shkollim janë kyç njëmbëdhjetë fëmijë me aftësi të kufizuara. Neve si Handikos konsiderojmë si të arritur këtë, por nuk jemi edhe të kënaqur sepse kemi edhe njëzet e dy fëmijë që nuk janë të përfshirë fare në arsim”, ka thënë Shurdhani.
Sipas tij, gjatë vitit 2016 janë bërë edhe shumë vizita dhe ri-vizita nëpër familje. Ka pas pesëdhjetë vizita dhe tridhjetë vizita të sërishme të personave me aftësi të kufizuara në nevojë. Në këtë rast kemi bë edhe distribuimin me mjete ndihmëse ortopedike. Janë dhënë dyzet e pesë karroca, trembëdhjetë karroca toaleti, tridhjetë e pesë palë kukëza, pesë shtretër hibraulik, njëmbëdhjetë dyshekë antidekubitar dhe trembëdhjetë shëtitore.
“Handikosi afron edhe shërbime shtëpiake. Gjatë ofrimit të mjeteve ndihmëse ortopedike bëjmë edhe vlerësimin për mjetin ndihmës në përshtatje të mjetit ndihmës, këshillojmë familjaret për përdorim të mjetit dhe këshillat për terapitë fizikale. Në Handikos punohet edhe drejtpërdrejtë me fëmijët me aftësi te kufizuara në trajtimin e tyre në Fizioterapi, dhe Psiko-sociale. Janë të regjistruar rreth dyqind e nëntëdhjetë fëmijë, ndërsa në trajtim i kemi njëzet e pesë fëmijë në trajtim të rregullt. ku bahet parandalimi i kontrakturave fizike tek fëmijët, dhe parapërgatitja e fëmijëve me zhvillim të vonshëm mendor për shkollimin e këtyre fëmijëve”, ka thënë Shurdhani.
Ai tha edhe se gjatë këtij viti janë bërë pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë trajtime të përbashkëta në Fizioterapi dhe psiko-sociale. Në fizioterapi 576 trajtime dhe psiko-sociale janë 586 trajtime në edukim. gjithsej në fizio dhe psiko janë 1728 trajtime.
Handikosi nga niveli qendror në nivel vendi nga viti 2000 për çdo vit organizon kampe verore në bregdet me mbështetje të fondacionit “Roberto Baconi”. Këtë vit nga Komuna e Gjilanit kanë marrë pjesë gjashtë kampist. Qëllimi i kampit është përmirësimi i shëndetit, socializmi si dhe shkëmbimi i përvojave të personave me aftësi të kufizuara.
“Kemi mbajtur edhe disa shëtitje-piknikë dhe aktivitete kulturore rekreative për personat me aftësi të kufizuara me mbështetje të “Save the Children” . Kemi mbajtur edhe kuizin e diturisë me anëtarët e Handikosit të katër komunave të Kosovës të sponsoruar nga Komuna e Prishtinës. Të gjitha këto të arritura janë meritë e Handikosit në bashkëpunim me “Save the Children” dhe nga subvencionet e ndara nga Komuna e Gjilanit të cilave u jemi shumë falënderues”, ka thënë në fund Fatmir Shurdhani menaxher i Shoqatës Handikos në Gjilan. /2L ONLINE/