(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zyrtarët e Agjencionit Zhvillimor Rajonal , me të cilët ka biseduar për një varg temash me rëndësi. Në këtë takim u bisedua për mundësit e realizimit të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Morava dhe për këtë u vendosë që të organizohet një tryezë ku do të diskutohej ky problem.
Përfaqësuesit e AHR-së dhe kryetari Haliti u dakorduan që mbajtja e kësaj tryeze të mbahet në Viti dhe të ftohen përfaqësuesit e ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, asaj të bujqësisë, zhvillimit ekonomik dhe të ministrisë së financave, si dhe përfaqësues të zyrës së BE-së në Prishtinë. Temë tjetër e këtij takimi ishte edhe organizimi i një panairi rajonal për ndërmarrësi, ku do të merrnin pjesë ndërmarrësit e 11 komunave të rajonit lindje. /2L ONLINE/