(2LONLINE) – Policia Rajonale e Gjilanit ka bërë të ditur për një sulm të raportuar ndaj një punëtori të KEDS-it, që ka ndodhur në rrugën “Lot Vaku”, në Gjilan e që policia e ka klasifikua si pengim i personit zyrtar.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se viktima, punëtor i KEDS-it, ka raportuar në polici se derisa ka qenë në kryerjen e detyrës zyrtare, duke bërë leximin e njehsorit elektrik, i dyshuari pronar i shtëpisë ku kryhej leximi e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte ku si pasojë pëson lëndime trupore, ku posedon edhe raportin mjekësor.
Hashani tha se me vendim të prokurorit të shtetit, rasti procedohet në Prokurori Themelore./2lonline/