(2L ONLINE) – Në takimin e mBajtur sot të këshillit drejtues të Gruas Demokratike të Gjilanit u tha se gruaja përgjatë historisë ka bërë revolucion në procese të tilla dhe prapë jemi ato që vërtetë angazhohemi që të përkrahim “ Misionin e ri” , mision i cili përkrahë gruan, familjen dhe mirëqenën e saj.
Prezent në takim ishin edhe kandidatët për deputet Florina Kadriu- Zymberi që tha se Gjilani ka listën më të mirë për deputet dhe se fitorja është e padiskutueshme, ndërsa Salihe Mustafa tha se fitorja e Misionit të Ri është e nevojshme për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe padyshim që do të festojmë bashkë fitoren me 8 qershor. /2L ONLINE/