Filmi triler “Graviteti” ka fituar numrin më të madh të çmimeve Oskar, ndërsa drama historike “12 vjet skllav” është shpallur realizimi më i mirë.
“Graviteti”, ashtu siç edhe është pritur, ka fituar çmime për efektet vizuele, montazhin, përzierjen e zërit dhe kamerës, si dhe për muzikën më të mirë orgjinale.
Ceremonia e 86-të e dhënies së çmimeve Oskar është mbajtur në teatrin Dabël në Hollivud të Shteteve të Bashkuara.
Regjisori më i mirë është shpallur Alfonso Cuaron, i filmit Graviteti, ndërsa aktorët më të mirë Kejt Blanshet dhe Methju Mekonahi.