(2LONLINE) – I dyshuari G. Dauti, që grabiste Kazinot në Gjilan e Viti, është arrestuar në Pejë, kanë bërë të ditur autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, Njësiti i Hetimeve regjionale në Gjilan është njoftuar nga ana e Njësitit të Hetimeve të stacionit policor në rajonin e Pejës, se është arrestuar i dyshuari i kërkuar me emrin G. Dauti, me banim në fshati Sllatine e Epërme, Komuna Viti.
Zëdhënësi Hashani tha se i njëjti dyshohet për tri raste të “Grabitjes” kohë më parë, një rast që ka ndodhur në rr. “Halil Alidema” në Gjilan, në kazinonë “Kajota”. Rasti tjetër ka ndodhur në kazinonë “ACT” në rrugën “Avdulla Tahiri” në hyrje të rrugës së Malishevës, dhe një rast në kazinonë “Astra” në Viti.
“Njësit i Njësiti i hetimeve rajonale në vazhdim të hetimeve ka marr informatën dhe në bashkëpunim me njësitin Rajonal të Hetimeve në Rajonin e Pejës ka arritur që i dyshuari G. Dauti të arrestohet dhe sot me vendim të prokurorit të Shtetit, Njësiti i NJHR-së së Gjilanit ka shkuar dhe e ka marrë të dyshuarin nga qendra e ndalimit të Pejës dhe e ka sjellë në qendrën e ndalimit në Gjilan në mënyre që i njëjti të intervistohet dhe të procedohet lënda në Prokurori”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2lonline/