/2L ONLINE/ – Ego politike po na qon drejtë një konflikti ndërshtetëror me Malin e Zi, ku vendimet e pa matura të klasës tonë politike po na qojnë drejt një destabilizimit brenda dhe jashtë kufijve. Qytetarët janë acaruar nga veprimet dinake të disa individëve, të cilët për interesa personale janë në gjendje të copëtojnë sovranitetin dhe territorin e shtetit, të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve , të cilët u sakrifikuan për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të atdheut, dhe disa individ po tentojnë të shkatërrojnë gjithçka që me mundë dhe sakrificë është ndërtuar nga brezat me radhë.
Territori i vendit me goditjet tinëzare ka filluar të copëtohet, ku qindra mira veta u vranë në mbrojtje të vendit mirëpo dhelparakët me veprimet e tyre po humbin territor në paqe, po humbin betejat në pavarësi.
Nuk është njerëzore të nënshkruhet çkado që i qitët në tavolinë, duhet të mbrohet interesi shtetëror e jo ta lejojmë Evropën ta copëtoj Kosovën ashtu siç e copëtoj Shqipërinë me veprime dinake, duke ja aneksuar territoret vendeve sllavo ballkanike. Me mirë është kjo elitë politike, këta njerëz të vetëdijesohen sepse ata që dëmton sovranitetin e shtetit nuk do të jenë të qetë as në ëndërr.
Tryeza e 3 gushtit i tregoi qeverisë se je gabim dhe duhet të tërhiqesh nga këto vendime të pa matura, sa nuk është bërë vonë, mirëpo qeveria po ngulë këmbë së do të ratifikohet kjo marrëveshje sepse është në harmoni me Kushtetute e Republikës së Kosovës.
Edhe komisioni shtetëror e ka kuptuar që është bërë gabim lidhur me demarkacionin, mirëpo prapa kësaj marrëveshje ka diçka që ende ne së dimë, së e lëvizen vijën e kufirit paushallë, pa i shikuar as harta, as dokumente as asgjë, me pretendimet së hartat e Ish Jugosllavisë dhe Serbisë janë të pavlefshme, se kinse ata na kanë falë tokë.
Zv. ministri i pushtetit Lokal z. Gecaj thotë duhet të ratifikohet demarkacioni sepse “teshat naj kanë prerë të tjerët”, e harron se qindra mira veta u vranë për këtë ditë, po deri kur duhet të tjerët të vendosin për ne, po nëse nuk jeni në gjendje të mbroni identitetin e këtij populli dhe t’i ruani territorin shtetëror, çfarë kërkoni aty, pse ngarkoni vetën me aq sa nuk mundeni të qoni, e jo me gjera të rrezikshme si dermarkacioni dhe asociacioni, apo duhet të dal në skenë Avni Rustemi përsëri!
E kanë parë fytyrën e vërtet rreth demarkacionit të gjithë, fytyrën e këtyre liderëve që e shitën këtë pjesë të vendit, duke besuar në numra, por një gjë duhet të dini, se ata që i ka zgjedhur populli vërtet i mbrojnë interesat e popullit dhe ku po janë mbi 20 deputet të koalicionit që nuk do të votojnë këtë marrëveshje, e ata që i ka zgjedhur partia duke shantazhuar e vjedhur ata do votojnë gjithçka vetëm të rrinë aty ku janë.
Qeveria dhe ndërkombëtaret kanë filluar presionin mbi ata që e thonë të vërtetën, mirëpo populli ju ka dhen fuqinë dhe ju ka premtuar së do të jenë edhe më të fuqishëm se këta njerëz klanor të cilët vetëm po sjellin terr për vend, duke u munduar të na ndrrojnë identitetin dhe vlerat njerëzore. /2L ONLINE/