(2L ONLINE) – Pas disa takimeve që janë zhvilluar një muaj më parë në mes të banorëve të fshatit Gjylekar me përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencës si dhe të përfaqësuesve të kompanisë regjionale të mbeturinave Eco-Higjena është vendosur që ky fshat të përfshihet në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi tha se pas konsultimeve në mes të Institucioneve Komunale të Vitisë me banorët e fshatit Gjylekar dhe kompanisë Eco-Higjena palët janë pajtuar që ky fshat të hynë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.
“Gjatë vitit të kaluar kemi arritur që fshatin Tërpezë të fusim në sistemin e menaxhimit të mbeturinave ndërsa tani së shpejti, më saktësisht nesër pritet të filloj shërbimi i grumbullimit të mbeturinave nga kompania Eco-Higjena në fshatin Gjylekar. Kjo është arritur falë mirëkuptimit të banorëve të cilët e kanë kuptuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit” u shpreh Drejtori Jakupi.
Ai ndër tjerash ju bënë thirrje banorëve të fshatrave të tjerë që të ndjekin shembullin e këtij fshati me qëllimin më të mirë që ky lloj shërbimi të ju ofrohet edhe atyre.
Ndërkaq saj për këtë banorëve të fshatit Gjylekar ai kërkoj nga ata të cilët nuk janë regjistruar për të marrë këtë lloj shërbimi që të lajmërohen sa më parë në Njësinë e kompanisë Eco-Higjena e cila gjendet në afërsi të tregut të Gjelbër në Viti.
Demush Sadiku, Kryetar i fshatit Skifteraj falënderoj Komunën dhe Kompaninë që edhe ky fshat është bërë pjesë e sistemit të menaxhimit të mbeturinave duke potencuar se ky veprim është shumë i rëndësishëm pasi që ndikon në pastërtinë dhe shëndetin e banorëve të Gjylekar.
Ndërkaq Haxhi Qerimi, Menaxher i Njësisë së Eco-Higjenës për Viti u zotua se kjo kompani do të ofrojë shërbime të mira jo vetëm për banorët e këtij lokaliteti por edhe fshatrave të tjera. Ai gjithashtu kërkoj nga banorët që të kryejnë obligimet ndaj kompanisë më qëllim që kompania të kryen obligimet ndaj klientëve të saj./2L ONLINE/