Gjykata e Lartë e Bernës e ka vërtetuar dënimin pej 7 vitesh burg për ksoovarin, dënim të cilin më parë e kishte shqiptuar Gjykata Regjonale në Thun
Ankesa e avokatit mbrojtës të kosovarit Rasim R. i cili kishte therur dy vite më parë mundësin zviceran Karin Zingrich, nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues. Kryetari i këtij trupi, Fritz Aebi, ka thënë me këtë rast se, madje, shikuar nga rrezikshmëria e goditjes me thikë, Rasim R. mund t`i shqiptohej një dënim edhe më i lartë. Thika për pak nuk e ka prekur arterien kryesore të qafës, dhe në rast se do të ndodhte, kjo do t`ia rrezikonte seriozisht jetën viktimës, transmeton albinofo.ch.
Zingrich është shprehur i küenaqur me lartësinë e dënimit. Ai njëherësh ka thënë se nuk ia fal sulmuesit të tij këtë akt.
Rasim R., do të vazhdojë vuajtjen e dënimit prej 7 vitesh burg. Ende nuk dihet nëse ai, pas përfundimit të burgut do të dëbohet në Kosovë ose jo.