(2LONLINE) – Bora e cila ka rënë gjatë ditës së djeshme dhe në orët e mbrëmjes në komunën e Vitisë, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve sidomos në orët e hershme të mëngjesit. Megjithatë zyrtarët komunal të Vitisë pohojnë se aktualisht gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë problem.
Agim Haziri drejtor i Shërbimeve Publike në Viti, ka njoftuar se gjitha rrugët nëpër fshatrat e komunës së Vitisë janë të kalueshme dhe nuk ka pasur ndonjë bllokim përkundër reshjeve të dendura të borës që ka rënë mbrëmë.
“Nuk kemi pasur nevojë për intervenim ngase nuk ka qenë sasia e borës e atillë që të ndikoj në bllokim të rrugëve. Gjendjen e kemi nën kontroll dhe asnjë kërkesë nuk kemi pasur nga terreni për pastrim të rrugëve”, shprehet Haziri. Ai ka theksuar se janë të përgatitur që të mbikëqyrin rrugët në gjithë territorin e komunës së Vitisë gjatë sezonit dimëror./2lonline/