/2L ONLINE/ – Me moton “Me shumë dashuri nga unë për ty”, nga fëmijët, për fëmijët në nevojë, organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, si dhe katër Institucionet Parashkollore të Gjilanit, mbështetur nga bordi i prindërve me qëllim të mbështetjes së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale sot janë ndarë dhuratat për festat e fundvitit.
Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Haziri, ka thënë se aktivitete të tilla janë mëse të nevojshme dhe gjithnjë në shërbim të gëzimit të përbashkët të të gjithë fëmijëve të Gjilanit e posaqërisht atyre që kanë ngecje në zhvillim, qoftë në aspejtin fizik, apo edhe në aspekte të tjera të çrregullimeve gjatë zhvillimit.
Ndërsa në fjalën e tij drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi ka potencuar se çdo mbështetje e rasteve të shoqërisë sonë është pozitive, mirëpo dhuratat për fëmijët me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale janë mëse të vçanta dhe shumë të rëndësishme.
Zymberi ka thënë se Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët këtë vit ka shpërndar mbi 2300 pako ushqimore dhe veshmbathje për familjet në nevojë.
Ndërsa, në emër të bordit të fëmijëve nga tri çerdhet e qytetit, Drita Maliqi, ka thënë se qëllimi është edukimi i fëmijëve tanë në frymën e humanitetit dhe ky aktivitet simbolik, është me qëllim të gëzimit të fëmijëve tanë në përgjithësi pa asnjë dallim.
Ndryshe aktiviteti i sotëm i përgatitur nga edukatoret nëpër çerdhe, së bashku me prindërit dhe fëmijët ka nisur nga qendra “PEMA”, pastaj, në Qendrën për Punë Sociale, shoqatën Hendikos, Shurdh memecëve, të verbërve, për të vazhduar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm, si dhe nga fëmijët e Çerdhes nga fshati Shillovë, do të dhurojnë pako për fëmijët e shkollës në fshatin Ponesh dhe Cërrnicë dhe në këtë akt solemn do të shpërndahen dhurata edhe për fëmijët e komunitetit RAE. /2L ONLINE/